Nuk pranuan të vaksinohen kundër Covid: Pushohen nga puna 7 infermierë në Gjermani

schedule15:24 - 20 Janar, 2021

schedule 15:24 - 20 Janar, 2021

Në një nga landet gjermane më të prekura nga Covid 19, Sasoni Ajnhalt, 7 infermierë që shërbenin në shtëpitë e pacientëve të moshuar, janë pushuar nga puna sepse refuzuan të vaksinohen. Lajmi është konfirmuar nga mediat gjermane, dhe tashmë cështja është lënë në duart e drejtësisë.

Infermierëve iu dha një ultimatum prej tre ditësh deri në mesditën e 20 janarit, dhe pasi sërish refuzuan vaksinimin u pushuan nga puna pasi nuk donin të vaksinoheshin kundër koronavirusit.

Në këtë land nuk parashikohet vaksinimi i detyruar kundër koronavirus, dhe disa nga nnpunësit që humbën punën, vendosën t’i drejtohen gjykatës. Ata u shprehën se nuk janë thjesht kundër vaksinimit, por do të donin të kishin më shumë kohë për t’u menduar.

Por drejtoria e shërbimit të infermierëve nuk arrin të kuptojë hezitimin e tashmë ish nëpunsve. Në një reagim të shkurtër për mediat thuhet se të gjithë ata që punojnë si infermierë duhet të jenë të vetëdijshëm se vaksinimi është i rëndësishëm dhe duhet bërë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!