Pak çaste pas largimit të Donald Trump dhe të shoqes Melania nga Shtëpia e Bardhë, presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill u larguan nga Blair House për të shkuar në Kishë.
Eskorta e tij mbërriti në Katedralen e Shën Mateut në Uashington DC ku do të marrë pjesë në meshë bashkë me familjen e tij dhe zv. presidenten e zgjedhur Kamala Harris.
Donald Trump mbajti fjalimin e tij të lamtumirës, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Në bazën ushtarake, “Joint Base Andrews”, përpara një fluturimi të fundit presidencial në Palm Beach, Trump u prit me brohoritje nga mbështetësit.
Ai i falënderoi për mbështetjen dhe iu shprehu dashurinë e tij. Nuk munguan falënderimet për mbështetësit e tij, familjen dhe bashkëshorten Melania Trump./mv.abcnews.al