Më pak shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve konstaton Policia përgjatë 72 orëve. Megjithatë, Drejtori i Policisë Rrugore në të dhënat që publikoi, tha se pavarësisht Apelit për respektim të ligjit sërish janë ndëshkuar 73 drejtues mjetesh.
Në një deklaratë për media drejtori i Policisë Rrugore Mithat Tola në një analizë paraprake të situatës në akset dhe segmentet rrugore të vendit ka konstatuar se drejtuesit e automjeteve në fundjavë kanë qarkulluar në mënyrë korrekte në kolonë për shkak të mbingarkesës si dhe rrugëve të ngushta dytësore, ndërsa pë rata që kanë kryer parakalim përmes korsisë në sens të kundërt, Policia Rrugore ka vendosur gjobat sips parashikimit ligjor.
“Dua të informoj se mjete të uniformuara me simbolet e policisë dhe mjete jo të uniformuara të Policisë së Shtetit kanë qarkulluar “në kolonë me mjetet e tjera” në segmentet turistike me ngarkesë të madhe trafiku dhe kanë evidentuar këtë kategori drejtuesish mjeti në shkelje të hapur të normave të sjelljes, duke i transmetuar targat e mjeteve “kundravajtëse” shërbimeve të tjera të policise, të cilat kanë bërë ndalimin dhe ndëshkimin e kundravajtësve sipas dispozitës sipërpërmendur”.
73 drejtues mjetesh në 72 orë janë ndështuar për këtë shkelje, theksoi ai.
Aksioni i Policisë Rrugore këtë javë do të jetë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse; kontroll i drejtuesve të mjeteve që përdorin aparatet celularë gjatë drejtimit, tejkalimet e shpejtësisë, dhe respektimi i këmbësorëve nga drejtuesit e mjeteve në qendrat urbane. /abcnews.al