Arrestohen dy persona që mbanin armë pa leje në Vlorë e Sarandë

schedule18:29 - 13 Gusht, 2018

schedule 18:29 - 13 Gusht, 2018

Dy persona janë arrestuar në Vlorë dhe Sarandë për armëmbajtje pa leje. Në 24 orët e fundit policitë në këto dy qarqe kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura si dhe ndaj automjeteve apo personave që dyshohet se mund të mbanin armë. Në këto operacione është ndaluar një 19 vjeçar në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Mësohet se i riu e mbante pistoletën tip Zastava, pa leje, në banesën e tij.

Ndërsa Policia e Sarandës ka sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë në ambjentet e një lokali dhe ka vënë në pranga, një 38 vjeçar, nga Tepelena. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!