rTë gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë kur kemi qenë fëmijë që topi të na përfundojë në det dhe të mos e merrnim dot më. Kjo është pak a shumë dhe historia e 10-vjeçarit Aoife, të cilit i ra topi në detin Woodstown Beach në Irlandë.
Aoife dhe babai i tij kërkuan dëshpërimisht për topin, por batica e mori me vete topin në datën 10 janar. U deshën plot shtatë ditë që topi te gjendej, por këtë herë në bregdetin e Uellsit.
Ishte një grua që e gjeti topin, i cili kishte përshkruar mbi 200 kilometra për të mbërritur në fshatin Llanrhystud. Gjatë stërvijtes së saj të përditshme, gruaja e pa rastësisht topin dhe pa emrin e djaloshit të shkruar në të.
Ajo e mori me vete dhe vendosi ta postonte në “Facebook”, ku u deshin vetëm pak orë që të gjendej pronari. Postimi mori mbi 10,000 share dhe ishte babai i vogëlushit që iu përgjigj thirjes. /abcnews.al