I mënjanuar nga Zidane, mesfushori kërkon largimin nga Real Madrid

schedule19:18 - 19 Janar, 2021

schedule 19:18 - 19 Janar, 2021

Sezonin e kaluar Martin Odegaard bëri shumë mirë te Real Sociedad në huazim dhe në Madrid këtë edicion vendosën ta mbajnë. Pasi e nisi sezonin si titullar, Zidane ndryshoi mendim për norvegjezin dhe aktivizimi për të është me pikatore.

Odegaard numëron vetëm 367 minuta në këtë edicion, shumë pak për një lojtar të moshës së tij. Për këtë shkak Marca raporton se 22-vjeçari ka kërkuar largimin nga klubi në një tjetër huazim në këtë merkato dimri.

 

Nga ana tjetër Zidane, edhe pse nuk e ka aktivizuar rregullisht mesfushorin, nuk dëshiron ta lërë të lirë për shkak se në Madrid nuk ka shumë opsione në qendrën e mesfushës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!