Dua Lipa tregon supersticionet më të çuditshme të shqiptarëve

schedule14:24 - 19 Janar, 2021

schedule 14:24 - 19 Janar, 2021

Dua Lipa ka hedhur poshtë dhe njëherë thashethemet e pak ditëve më parë se është shtatzënë. Në një intervistë në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, autorja e hitit “New Rules” tha se gjithmonë zgjedh emoji të veçanta për fotot e saj, por nuk e mendonte se këtë herë do të bëhej e madhe saqë njerëzit të mendonin se është në pritje të ëmbël.

“Nuk jam shtatzënë. Ta qartësoj.”, u shpreh këngëtarja. Artistja shqiptare u ndal dhe tek nominimet e saj në çmimet “Grammy”, ndërsa komentoi gjithashtu dhe disa nga supersticionet e shqiptarëve. Me shaka, Jimmy shtoi se dhe ai mund të ketë rrënjë shqiptare pasi është shumë supersticioz.

Dua Lipa: 'You have to be made of steel not to let words get to you' | Dua Lipa | The Guardian

“Në familjen time ka supersticione qesharake si: Mos i hedh mbeturinat natën, mos laj rrobat ditën e premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para”, tha Dua. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!