Në mesin e thashethemeve se është fejuar me të dashurin Chris Martin, Dakota Johnson i ka “hedhur benzinë zjarrit” pasi u fotografua me një unazë mahnitëse në gisht. Aktorja e “Fifty Shades of Grey” u fotografua gjatë një shëtitje me makinë në Malibu, ndërsa paparacët arritën të forografonin unazën smeraldi në dorën e majtë.
Aktorja e mirënjohur u pa për herë të parë me një unazë në dhjetor të vitit të kaluar. Çifti ka qenë shumë diskret për marrëdhënien e tyre, të cilët janë bashkë që nga vjeshta e vitit 2017. Ata u ndanë për pak kohë në qershor 2019, për t’u ribashkuar më pas në gusht të vitit të kaluar.
Një burim tha për revistën People se “atyre iu pëlqen të bëjnë një jetë të qetë dhe se gjërat mes tyre po bëhen serioze.” Martin ka qenë i martuar më parë Gëyneth Paltroë nga 2003 deri në 2016 dhe dyshja ndajnë fëmijët Apple, 16 vjeç dhe Moisiu, 14 vjeç. /abcnews.al