Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se sapo u firmos marrëveshja me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza kundër koronavirusit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk i kurseu edhe një herë tjetër kritikat kundër BE-së.
“Sikur e kemi paralajmëruar sot kuvendi do të votojë për finalizimin e marrëveshjes me Pfizer për sjelljen në Shqipëri të masës së parë të vaksinave. Ne kemi dakordësuar për 500 mijë doza dhe në kontratën e nënshkruar pak më parë pas një negociate jo të lehtë, është marrë parasysh edhe nevoja potenciale e mëtejshme.
Pse e them? Sepse qëllimi ka qenë të sigurojmë fillimisht një sasi vaksinash për një pjesë të procesit të vaksinimit duke pasur parasysh raportin e sasisë me kalendarin e planit të vaksinimit, çmimi është fiks i panegociueshëm për asnjë nga vendet.
Kjo vaksinë ka shtrejtësi në raport me të tjerat. Nga njëra anë ne kemi siguruar me marrëveshjen akses për doza të mëtjeshme në rast se do të gjykohet në vijim. Jemi në negociata qoftë në nivelin e komunikimit me kompanitë dhe një sërë shtetesh të tjera, pasi i gjithë procesi i shpërndarjes është një proces shumë më i ndërlikuar nga sa duket edhe pse qoftë edhe në dukje nuk është një proces i lehtë.
E keni ndjekur deklarimin e fundit të OBSH që ka folur për katastrofën morale për shkak të mos garantimit të barazisë së aksesit në vaksinim. Për ne që jetojmë në mes të Europës, rajoni jonë që nuk është pjesë e BE-së, nuk është e panjohur. BE e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterale” tha ai./ db/Abcnews.al