Një i ri në Prizren ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me thikë pas një përleshje të ndodhur paraditen e sotme mes 5 personave të mitur. Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ylber Fanaj”.
Policia dhe prokurori i shtetit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Rasti i këtij sherri që rezultoi fatal për të riun, tashmë po hetohet edhe nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren./mv.abcnews.al