Aventurë e re për Paolo Tramezzanin. Pasi punoi si ndihmës i Gianni De Biasit te kombëtarja shqiptare dhe ishte një ndër personat kyç të suksesit të kuqezinjve, italiani ka marrë drejtimin e Hajdukut të Splitit.
50-vjeçari italian ka firmosur një kontratë 1.5-vjeçare me klubin e famshëm kroat, teksa ekziston edhe opsioni i vijimit të bashkëpunimit edhe për një tjetër vit nëse rezultatet do të jenë pozitive.
Paolo Tramezzani is the new coach of HNK Hajduk! • https://t.co/asueM1ZBTK (text in English) #Hajduk pic.twitter.com/koxIQgNlf9
— HNK Hajduk Split (@hajduk) January 18, 2021
Tramezzani ka punuar më parë si trajner i parë në Zvicër (Lugano, Sion), Qipro (fitoi titullin me Apoel Nicosia) dhe Serie B (Livorno).
Tani do të provojë aventurën kroate në drejtimin e Hajdukut, me objektivin për të thyer dominimin e Dinamos së Zagrebit dhe për të rikthyer titullin në Split, trofe që mungon prej vitit 2005. /abcnews.al