Foshnja ndërron jete pasi gjyshi e harron në makinë

schedule10:01 - 12 Gusht, 2018

schedule 10:01 - 12 Gusht, 2018

Një bebe 10 muajshe ka humbur jetën në Majorca të Spanjës. Ngjarja ka ndodhur pasi gjyshi i saj e harroi në sediljen e pasme të makinës për më shumë se 8 orë, në temperatura të larta.

56 vjeçari u akuzua për vrasje pa paramendim, por më pas u lirua nga akuzat duke u mbajtur nën vëzhgim. Ai deklaroi për autoritetet se kishte harruar që vajza e vogël ishte me të. I moshuari parkoi makinën në 7 të mëngjesit për të pirë një kafe dhe e kuptoi se ç’kishtë bërë vetëm kur u rikthye tek automjeti i tij në orën 3 pasdite.

Një doktor që ndodhej rastësisht pranë u përpoq ti jepte ndihmën e shpejtë, por pa rezultat. Ndërsa oficerët e parë të policisë që shkuan në vendngjarje, thuhet të jenë përlotur pas konfirmimit të vdekjes së foshnjës.

Hetimi për vdekjen e bebes është nën proces dhe pritet vendimi përfundimtar. Vajza e vogël thuhet të ketë qenë në gjumë në momentin e harrimit në makinë, ndërkohë që priten edhe pergjigjet e autopsisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!