Durrës, u bllokua një muaj e gjysëm në Libi. Mbërrin në port Anika “Envi 1”

schedule13:41 - 30 Tetor, 2017

schedule 13:41 - 30 Tetor, 2017

Prej një muaj e gjysëm anija “Envi 1” ishte bllokuar në Libi. Por sot paradite ajo mbërriti në portin e Durrësit. Aktualisht anija është në radë dhe po bëhen furnizimet e nevojshme si dhe po i jepet ndihma mjekësore ekuipazhit të përbërë nga 5 marinarët shqiptarë: Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla, për dy prej të cilëve jane semure. Do të jetë policia dhe organet kompetente që do të bëjnë kontrollin e imtësishëm në anije, si dhe do të hetojnë ngjarjen që ndodhi në Libi. Mbrëmjen e 15 shtatorit, anija “Envi 1”, me flamur panamez e pronar shqiptar ishte nisur nga porti i Zuaras, 110 kilometra larg Tripolit me destinacion Maltën. Në lundrim e sipër, anija është kapur nga autoritetet ushtarake bregdetare të Libisë, të cilat e kanë detyruar anijen të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zauya-s, një port kryesisht karburantesh, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Tripolit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!