Në të pestën ditë radhazi, Brazili regjistron mbi 1,000 viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve

schedule23:55 - 16 Janar, 2021

schedule 23:55 - 16 Janar, 2021

Brazili ka regjistruar 61,567 raste të reja me koronavirus të shtunën dhe 1,050 raste fatale. Kështu, kjo është dita e pestë radhazi që vendi i Amerikës Latine rapoton mbi 1,000 viktima të lidhura me virusin.

Lajmin e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë të shtunën.

Brazili numëron 8,455,059 raste pozitive për Covid-19 që nga fillimi i pandemisë dhe numri zyrtar i të vdekurve është rritur në 209,296, sipas të dhënave të ministrisë.

Ky është vendi i tretë në botë më i prekur nga pandemia pas SHBA-ve dhe Indisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!