Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit, Ronaldo, është rikthyer të flasë për situatën në Serie A. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, mbron Conten nga kritikat dhe vlerëson Pirlon për sezonin që po zhvillon. “Fenomeni” gjithashtu ndalet dhe te derbi i Italisë, ku beson se nuk do të ndikojë për titullin.
ZËVENDËSIMET E CONTES DHE PIRLO – “Unë kurrë nuk e kam kritikuar atë. E di që njerëzit nuk i pëlqejnë gjithmonë zëvendësimet, por shpesh herë ata nuk i shikojnë disa gjëra. Është fati ai që ndikon, ashtu siç po ndodh dhe me Andrea Pirlon, për të cilin thanë se nuk kishte përvojë. Unë e kam parë atë nga afër në fushë. Ai ka një intelegjencë superiore. Andrea kurrë nuk do të luajë një futboll të thjeshtë dhe i gjithë ekipi duhet të ndjekë idetë e tij. I duhet pak kohë, pasi gjërat nuk ndryshojnë nga dita në ditë”.
DERBI I ITALISË DHE MILANI – “Nuk do të jetë një ndeshje vendimtare për titullin kampion. Një fitore do të ishte e mirë për vetëvlerësimin për të dyja ekipet dhe mos e përjashtoni më Milanin nga gara për titull. Ata po më befasojnë, luajnë një futboll sulmues dhe me cilësi. Ibrahimovic gjithmonë ka deklaruar se më konsideron një idhull, por ai është unik sepse unë edhe nëse nuk do të isha dëmtuar nuk do të luaja futboll deri në moshën 40-vjeçare”.
CRISTIANO DHE LUKAKU – “Besoj se portugezi do ta provojë të luajë deri sa të mundet. Është ndryshe tani nga lojtari që kam parë kur luante te Real Madrid, tashmë di ta menaxhojë veten. Edhe nëse qëndron në hije gjatë gjithë ndeshjes, e bën dëmin brenda një minute. Në krahasim me Lukakun janë të ndryshëm, por ekipet e tyre varen nga ata.
INTERI PËR SCUDETTON DHE HAKIMI – “Zikaltrit kanë një trajner të shkëlqyer dhe një ekip të kompletuar. Gjithashtu, ata nuk luajnë më në Europë. Kjo nuk është një gjë e mirë, por nuk do të çuditesha kur Interi të fitojë më shumë pikë sesa kundërshtarët e tij në mars, kur të rinisin garat europiane. Kanë fatin që kanë në ekip një lojtari si Achraf Hakimi. Reali gaboi që e la të largohet”, përfundon Ronaldo. /abcnews.al