Qarku i Korçës vijon që të jetë në ndikimin e motit të keq dhe me reshje të dendura bore. Mbrëmjen e së premtes kanë vijuar reshjet e borës të shoqëruara edhe me erë në zonat malore.
Trashësia e borës ka arritur në 8 deri në 20 cm dhe temperaturat deri në -6 gradë.
Kalimi i mjeteve në akset rrugore në orët e paradites rekomandohet me zinxhire ose goma dimerorë .
Qafë Thana, ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve pasi trashësia e dëborës shkon 20-30cm.
Në Pogradec dhe Proptisht ka ende probleme me energjinë elektrike pasi këto zona furnizohen me fiderin e Librazhdit i cili ka pësuar defekt por ende nuk është gjetur zgjidhja.
Fshatrat e Panarit, Trebickë dhe Grabockë janë të bllokuara si pasojë e reshjeve të dendura të borës. /abcnews.al