Mediat greke kanë komentuar takimin mes Greqisë dhe Turqisë që pritet të mbahet më 25 Janar në Stamboll. Sipas Prothothema.gr burimet pranë qeverisë greke kanë deklaruar se kyeministri Kyriakos Mitsotakis ka dëshirën e mirë për dialog me Turqinë.
Të njëjtat burime thonë se ky takim do të konsiderohet i vlefshëm në rast se klima që do të krijohet pas kësaj, do të jetë pozitive. Greqia dhe Turqia pas 6 vitesh heshtje tashmë pritet që të takohen me 25 janar.
Mediat greke bëjnë me dije se autoritetet përkatëse kanë nënvizuar se përveç çështjeve që lidhen me zonat detare (ujërat territoriale, shelfi kontinental, zona ekskluzive ekonomike) nuk ka ndërmend të diskutojë asgjë tjetër.
Nga ana tjetër pala turke ngre, të paktën publikisht, një numër çështjesh, kryesisht të demilitarizimit të ishujve dhe vënien në dyshim të sovranitetit të disa ishujve./mv.abcnews.al