Tashmë është fakt se David Alaba do lërë Bayern Munchen dhe do bashkohet me një tjetër klub, teksa në “pole” është Real Madrid. Gjermanët nga ana tjetër duan ta zëvendësojnë austriakun me një madrilen.
Eder Militao erdhi në verën e vitit 2019 dhe u parashikua si titullar absolut, por në fund nuk ndodhi kështu dhe Militao mbeti zgjedhje e dytë apo e tretë për Zidane.
Si pasojë largimi i tij është një mundësi dhe Bayern është klubi i parë, që hidhet në sulm për shërbimet e tij. Portugezi shihet si zgjedhja e duhur për të zëvendësuar Alaba, por gjermanët do duhet të negociojnë me Realin për blerjen e tij.
Madrilenët duan të kompensojnë sa më shumë nga 50 milionë eurot e shpenzuara për ta blerë dhe negociatat nuk do të jenë të lehta. Militao nga ana tjetër ushtron presion sepse dëshiron më shumë minuta dhe deri më tani në Madrid nuk ia sigurojnë. /abcnews.al