Fjalët e para si “djall”, Meite: Kam ardhur të fitoj titullin me Milanin

schedule15:58 - 15 Janar, 2021

schedule 15:58 - 15 Janar, 2021

Soualiho Meité ka zbarkuar në Milano për të kryer vizitat mjekësore. Milani arriti akordin me Torinon për huazimin e mesfushorit francez, teksa kanë të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit për shumën e 8 milion eurove.

26-vjeçari ndihet entuziast për aventurën e re dhe do të grumbullohet për duelin e ditës së hënë kundër Cagliarit në transfertë. Një përforcim i rëndësishëm duke parë mungesat e mëdha të kuqezinjve në mesfushë, teksa Meite ka thënë fjalët e para si milanist.

Kam biseduar me Kessie përpara se të vija këtu. Milani ndodhet në vend të parë në kampionat dhe duhet ta vazhdojë të kryesojë. Objektivi im? Dua titullin, dhe synoj të bind Milanin që të qëndroj edhe sezonin tjetër këtu“, deklaron Meite. /abcnews.al