Klaas-Jan Huntelaar po zhvillon sezonin e fundit të karrierës. Sulmuesi i njohur holandez realizoi një dygolësh mbrëmjen e kaluar në fitoren 1-3 që Ajax arriti në fushën e Tëentes. E veçanta ishte se 37-vjeçari u fut në fushë në 89′, realizoi dy herë dhe u fut në historinë e futbollit holandez.
Schalke 04 është një nga ish-ekipet. Huntelaar ka shkëlqyer në 7 sezonet e kaluara te “Blutë Mbretërorë”, të cilët ndodhen në vështirësi të mëdha dhe rrezikojnë rrëzimin në Bundesliga. Në kushte të tilla, Schalke kërkon Huntelaar, i cili ka folur rreth mundësisë së rikthimit në Gjermani.
“Schalke 04 ka shprehur interes për mua, ma kanë bërë të ditur një gjë të tillë. Kam folur edhe me drejtuesit e Ajax për këtë çështje. Është një zgjedhje e vështirë, pasi Schalke dhe Ajax janë dy klubet që dua më shumë.
Rikthimi në Gjermani do të ishte një zgjidhje sentimentale, për të ndihmuar një skuadër që ndodhet në vështirësi. Ajax do të krijonte mundësinë të mbyllja karrierën më mirë, me trofe dhe kompeticione evropiane.
Mendoj se Ajax do të më lërë të lirë të largohem drejt Schalkes”, deklaron sulmuesi i njohur. Një koment ka bërë edhe Erik Ten Hag. “E di që Schalke interesohet për Huntelaar, ata ndodhen në vështirësi dhe Klaas-Jan është një ikonë për ta“, deklaron trajneri i ekipit holandez. /abcnews.al