Sulmuesi bullgar, merkato dhe ofertat për Muçin: Rrëfehet menaxheri i Tiranës

schedule09:58 - 15 Janar, 2021

schedule 09:58 - 15 Janar, 2021

Menaxheri i Tiranës, Enton Spahiu foli rreth merkatos së kampionëve në fuqi në konferencën për shtypin përpara sfidës shtëpiake ndaj Kastriotit.

Kemi pasur negociata me sulmuesin bullgar (Ahmed Ahmedov), por edhe me sulmues të tjerë. Për etikë, negociatat nuk tregohen pa u bërë gjërat publike deri në fund. Për momentin nuk mund të japim një njoftim tjetër.

Jemi në negociata me disa lojtarë, me disa opsione që i janë paraqitur stafit teknik dhe drejtuesve. Të shohim se si do të jetë procedura në vazhdim.

Nuk mund ta themi me 100% që po kërkojmë vetëm për një sulmues. Drejtuesit janë gjithmonë në kërkim të alternativave që mund të ndihmojnë ekipin dhe mund të forcojnë organikën tonë. Në fund do të merren vendimet me pëlqimet e stafit teknik.

Muçi? Nuk na shqetëson zhurma, është kampion dhe është i qetë, është i fokusuar çdo ditë në stërvitje dhe është i gatshëm që në çdo minutë të japë më të mirën për Tiranën.

Ofertat nuk komentohen, janë pjesë e negociatave, por nuk është sekret që oferta dhe interesim për Muçin ka jashtëzakonisht shumë“, deklaroi menaxheri i klubit bardheblu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!