Këngëtari shqiptar me famë në Itali, Ermal Meta, ka publikuar këngën e tij më të re “No Satisfaction”, e cila përkthyer në shqip do të thotë “Pakënaqësi”.
Teksti i saj flet për vështirësitë e botës moderne dhe mënyrën se si njerëzit janë të pakënaqur sot, përkundër situatave.
Muzika dhe teksti janë një prodhim i vet Ermalit, pasi i njëjti është edhe autor i shumë këngëve të tij.
Prej vitesh, ai është shumë aktiv në tregun e muzikës italiane, si një ndër artistët më të pëlqyer atje. Këngëtari është me prejardhje nga Fieri, por është shpërngulur që i vogël në shtetin italian. l.k/abcnews.al