Një episod i veçantë ky në Edicionin Veror. Bëhet fjalë për një propozim të papritur martese, e cila u organizua në fshehtësi për një vajzë me fat. Ndihmuar fillimisht nga Ministri i Turizmit Blendi Klosi me shpëtimin e kamadares në formë unaze, misioni kulmoi me një përgjigje pozitive dhe fund të lumtur. E gjitha u ndihmua të organizohej nga Edicioni Veror duke marrë në intervistë vajzën për ta pyetur për detaje nga historia e saj e dashurisë. Ajo tregon se si kishte menduar ta merrte unazën e saj të fejesës dhe se si kishte rënë në dashuri me partnerin e saj. Fatmirësisht, Ilda nuk pati dyshime për surprizën pasi ndodhi në të njëjtën ditë me datëlindjen e motrës së saj. Ajo mbeti e shokuar në momentin kur i fejuari i shfaq gjithçka çfarë kishte organizuar për të, duke i propozuar bashke më unazën qe ajo kishte ëndërruar. Përgjigja ishte pozitive. Nusja e ardhme na tregoi se nuk kishte dyshuar në asnjë moment se diçka e tillë do të ndodhte, duke e bërë misionin tonë të susesshëm./abcnews.al
Propozimi spektakolar emocionon plazhin
schedule20:13 - 9 Gusht, 2018
schedule 20:13 - 9 Gusht, 2018