Rekord i ri në Gjermani, mbi 1 mijë persona humbin jetën nga COVID-19

schedule10:47 - 14 Janar, 2021

schedule 10:47 - 14 Janar, 2021

Numri i viktimave në Gjermani nga Covid-19 ka shënuar rekord. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur 1,244 persona.

Instituti Robert Koch publikoi të dhënat në lidhje me situatë e koronavirusit, ndërsa raportoi se janë regjistruar 25,164 raste të reja me Covid.

Ndërkohë shkalla e incidencës së infeksioneve të reja për 100 mijë banorë gjatë 7 ditëve të fundit raportohet të jetë 151.2.

Nga ana tjetër SHBA ka regjistruar mbi 23 milion raste që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins janë shënuar 384, 653 viktima.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!