Sipas MeteoAlb paraditja mbetem me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Por mesdita dhe pasditja sjellin reshje dëbore në gjithë zonën malore, ndërsa shira të pakët do kenë zonat bregdetare.
Orët e natës ri-kthejnë motin e qëndrueshëm në vend.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C në 8°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash dominojnë motin deri në mesditë kur vranësirat zhvillohen duke sjellë reshje të pakta dëbore në të gjithë territorin e Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira por pas mesditës vranësira të dendura, të cilat do të sjellin reshje dëbore do të përfshijnë territorin e MV.
Rajoni dhe Evropa
Mbetet pjesa më e madhe e Evropës në ndikimin e motit të paqëndrueshëm me reshje shiu e dëbore. Konkretisht Lindja, qendra dhe Evropa Jugore. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë Evropën Jugperëndimore dhe vendet Nordike./abcnews.al/