Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan mbrëmjen e sotme votoi pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump, pasi e fajësojnë për nxitjen e protestuesve që u futën në datë 6 janar në Kongres. Rezoluta për ngritjen e akuzave u miratua me 232 vota pro dhe 197 kundër.
Lexo edhe: Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA voton pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e Donald Trump
Votën pro nuk e dhanë vetëm demokratët, por edhe 10 republikanë duke e fajësuar kështu për herë të dytë brenda mandatit Presidentin, hera e parë që ndodh në histori. Tashmë demokratët janë në luftë me kohën për të shkarkuar përpara 20 janarit, kur do të betohet Joe Bien.
Por pyetja është çfarë ndodh tani?
Pas votimit të sotëm, tashmë dosja e gjykimit dhe provat do të dërgohen në Senat, më pas do të ketë një votim final lidhur me atë nëse Trump do të gjendet fajtor apo do të lirohet nga akuzat.
Senati që udhëhiqet nga republikanët është në pushim deri më 19 janar, që është vetëm një ditë para inaugurimit të Bidenit. Nëse gjykimi nuk mbahet deri kur Trump të jetë larguar nga zyra, kjo prapë do të ketë ndikim që ta parandalojë atë që të rikandidojë për president.
Pra nëse nuk mbyllet procesi deri përpara 20 janarit do të vijojë edhe pas kësaj me qëllim për të bllokuar Trump që të kandidojë në 2024./ db/Abcnews.al