Arabia Saudite, prodhuesi kryesor i naftës në botë, së funmdi ka bërë me dije se në bregdetin e Detit të Kuq do të ndërtojë një qytet pa makina, rrugë dhe emërtime gazrash.
Mediat e huaja bëjnë me dije se projekti “The Line” është një pjesë integrale e projektit më të gjerë “Neom” me vlerë 500 miliardë dollarësh, i cili u prezantua në televizionin shtetëror nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.
Gjegjësisht, qyteti i rrallë i planifikuar Neom është përmendur në publik që kur Bin Salman e njoftoi atë në vitin 2017 si një element kryesor i Vizionit 2030, i cili duhet të zvogëlojë varësinë e Arabisë Saudite nga të ardhurat e naftës, raporton portali Seebiz.
Projekti përfshin “një qytet me një milion banorë, i cili do të shtrihet një 170 kilometrash dhe do të ruajë 95 për qind të natyrës brenda Neom, pa vetura, rrugë dhe emetim gazrash”, shpjegoi Bin Salman.
Neom do të përfshijë zona industriale dhe logjistike në një sipërfaqe prej 26,500 kilometra katrorësh, e cila duhet të përfundojë deri në vitin 2025.
Projekti do të krijojë 380 mijë vende pune dhe do të rrisë prodhimin e brendshëm bruto të Arabisë Saudite deri në vitin 2030 me 180 miliardë rial (48 miliardë dollarë. /abcnews.al