Interi ia del të mposhtë 1-2 Fiorentinën pas 120 minutave lojë, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të përballet me Milanin për një biletë mes katër më të mirave (27 janar).
https://streamable.com/gs2bio
Takimi i luajtur në Firence ishte tepër i luftuar. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh. Minuta e 40-të, penallti për ekipin e Contes dhe Arturo Vidal nuk gaboi përballë portierit të ekipit vendas. Goli i parë me Interin për mesfushorin kilian.
https://streamable.com/xfojcn
Fiorentina nuk u pajtua me këtë rezultat dhe riktheu baraspeshën në minutën e 57-të. Christian Kouma realizoi një eurogol dhe ndeshja shkoi në shtesa. Në momentin që pritej që fituesi do të shpallej nga penalltitë, erdhi goli i Romelu Lukakut.
https://streamable.com/bpkddy
Minuta e 119-të, kros i Barella nga e djathta dhe finalizim me kokë i bomberit belg. Gafë e mbrojtjes vendase që la të lirë goleadorin e Interit dhe ky i fundit nuk fali dhe kualifikoi ekipin e tij në raundin tjetër. /abcnews.al
Kupa e Italisë, raundi i 1/8
Fiorentina-Inter 1-2
(Kouame 57′ / Vidal (pen) 40′, Lukaku 119′)