Bledi Çuçi: Policia e Shtetit, institucioni më i besuar në vend

schedule16:41 - 13 Janar, 2021

schedule 16:41 - 13 Janar, 2021

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përcjellë një mesazh në 108-vjetorin e Policisë së Shtetit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çuçi thotë se sot policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend. Sipas tij kjo është rastësi por fryt i punës dhe rezultat i reformave dhe investimeve të bëra në vitet e fundit.

“108 vjet Policia e Shtetit! Në këtë përvjetor të kësaj organizate që lindi menjëherë pas themelimit të shtetit shqiptar, përulem me nderim për të gjithë ata punonjës policie që kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim e ndershmëri për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Policia e Shtetit ka bërë një rrugë plot sakrifica nga janari i vitit 1913 e deri më sot, duke humbur ndër vite edhe punonjës që kanë rënë në krye të detyrës. Mirënjohje e veçantë edhe për ta. Sot Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend.

Kjo nuk është një rastësi, por fryt i punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të të gjithë trupës, si dhe i reformave e investimeve që janë kryer vitet e fundit. Uroj çdo punonjës të Policisë së Shtetit dhe familjarët e tyre që i mbështesin në çdo hap – Gëzuar ditën e Policisë!”, shkruan Çuçi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!