Sassoli: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit hap drejt BE-së për Kosovën

schedule11:56 - 13 Janar, 2021

schedule 11:56 - 13 Janar, 2021

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli deklaroi se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit do të çonte Kosovën më pranë BE-së.

Sassoli nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” shprehet kjo do të përmirësonte dhe jetesën e qytetarëve në Kosovë.

Ky reagim i Presidentit të PE-së vjen një ditë pas takimit me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gëzuar të shohim se Kosova është në rrugën e reformave, që do të çonte në një të ardhme më të prosperuar. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do t’ju sjellë më pranë BE dhe do të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve. BE është këtu për t’ju mbështetur”, shkruan Sassoli.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!