Demokracia turke nuk është një kauzë e humbur

schedule12:48 - 13 Janar, 2021

schedule 12:48 - 13 Janar, 2021

Nga Enes Kanter, The Wall Street Journal

Administrata e Jo Biden pritet ta ndryshojë politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, në mënyra që mund të ndihmojnë kauzën që unë kam mbështetur për shumë vite:të drejtat dhe liritë për njerëzit në Turqi, vendin tim të lindjes.

Si një komb modern i zhvilluar mysliman, Turqia shpesh reklamohej tek autokracitë e Lindjes së Mesme si një model dhe një mënyrë më e mirë për të ecur përpara. Por në vetëm një dekadë ajo është bërë njëra prej tyre – një autokraci tjetër.

Thirrja ime ndaj SHBA-së për të rikthyer Turqinë në drejtimin e duhur më ka sjellë kërcënime me vdekje, urdhër arreste ndërkombëtare, përpjekje për rrëmbimi dhe ngacmime, madje edhe këtu në SHBA-ë. Por pavarësisht se çfarë ndodh me mua dhe familjen time, askush nuk mund t’i vendosë një çmim lirisë.

Po pse SHBA-ja duhet t`a ndihmojë popullin turk të rivendosë demokracinë e tij? Jo vetëm për të bërë mirë në botë. Ajo duhet dhe mund të justifikohet nga interesi kombëtar i Amerikës. Një Turqi demokratike ka më shumë të ngjarë të rreshtohet në anën e SHBA-së në skenën ndërkombëtare.

Sot Ankaraja ka kthyer kokën nga Katari për një “kamerdare financiare” shpëtimi, si dhe nga Rusia për siguri. Politika e Turqisë i tremb investitorët, dhe e bën të vështirë për SHBA-në që t’i shesë armë Ankarasë.

Por gjysma e tregtisë së Turqisë është me Evropën, dhe ekonomia e saj e drejtuar nga kreditë, varet shumë nga investimet perëndimore. SHBA-ja dhe NATO e kanë cilësuar për dekada Turqinë si një ombrelle sigurie. Rreshtimi i vendit me Perëndimin ka shumë kuptim, por regjimi i Rexhep Tajip Erdogan qëndron në kursin e tij.

Ndërkohë, ecuria e ekonomisë së Turqisë po ruhet në të njëjtin nivel nga qeveria e Erdogan, në dëm të stabilitetit rajonal. Në këmbim të investimeve nga Katari, Turqia i ka shërbyer interesave të shtetit të Gjirit në Libi dhe Siri, duke u përplasur me rivalët e Katarit dhe aleatët e SHBA-së, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Ne e dimë rezultatin e deritanishëm që ka prodhuar qasja e lënies në dorë të Rusisë të një pjese të Mesdheut Lindor. Qasja e distancimit ka dështuar. Shtetet e Bashkuara, mund të ndihmojë për t`a bindur Turqinë se zhvillimi i saj është i garantuar me integrimin në Perëndim, dhe jo me Rusinë dhe Lindjen e Mesme.

Sanksionet e mëtejshme do të zhdukin varësinë ekonomike turke nga Perëndimi. Rruga drejt prosperitetit do të bëhet e qartë:liria politike, sundimi i ligjit dhe investimet perëndimore do të nxitin një ekonomi prodhuese të orientuar nga eksporti, dhe me fuqi punëtore me cilësi të lartë dhe me kosto të përballueshme.

Shtetet e Bashkuara duhet gjithashtu që ta bindin Turqinë për rrezikun që i vjen nga Rusia. Turqia dhe Rusia mund të duken sot si partnere, por kanë qasje të kundërta mbi Sirinë, Kaukazin e Jugut dhe Detin e Zi. Vendosja e sanksioneve ndaj Turqisë për blerjen e sistemit raketor S-400 nga Rusia, është një fillim i mirë për të shkëputur Turqinë nga Rusia.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara duhet që ta bindin Turqinë që rregullimi i problemeve aktuale ekonomike me paratë e Katarit, dhe ndërvarësia në rritje nga Kina, nuk ka një perspektivë afatgjatë. Mos e kënaqni zotin Erdogan duke e ristrukturuar borxhin e Turqisë ndaj institucioneve financiare perëndimore, dhe duke e bërë këtë nga nevoja për t’u reformuar.

Turqia nuk është një kauzë e humbur. Aleanca e saj me Rusinë varet në fijet perit. Partneriteti i saj me Katarin është dritëshkurtër dhe trajektorja e saj jodemokratike nuk mund të zgjasë shumë. Me mbështetjen e aleatëve, SHBA-ja mund të përshpejtojë atë që tashmë po afron. Zoti Erdogan duhet ta kuptojë që varrosja e lirive demokratike ka pasoja.

Shënim: Enes Kanter, është një basketbollist profesionist turk, që jeton në SHBA dhe luan me Portland Trail Blazers në NBA.