Rritja e rasteve me Covid-19, Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

schedule09:07 - 13 Janar, 2021

schedule 09:07 - 13 Janar, 2021

Japonia ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë rajone të tjera duke përfshirë qytetet kryesore të Osaka dhe Kyoto, pas rritjes së shifrave nga koronavirus në të gjithë vendin.

Ndërkohë Tokio ka vendosur masa emergjente për një  muaj.  Sipas rregullave të reja, restorantet  dhe baret do të mbyllen në orën 8 pasdite, gjithashtu qeveria i ka bërë thirrje banorëve që të  shmangin daljet e panevojshme.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi duke filluar nga e enjtja në 11 nga 47 prefekturat e vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!