Emocione, lot dhe gjithçka tjetër në një ndeshje futbolli që mbajti të ngrirë miliona brazilianë dhe argjentinas të ngrirë përballë televizorit. Palmeiras është kualifikuar në finalen e Copa Libertadores, por mes shumë drithërimash dhe pas një disfate 0-2 në shtëpi.
Triumfi 3-0 në ndeshjen e parë i bënte ata favoritë, por River Plate i vuri ata në siklet të madh dhe brazilianët duhet t’i falen faktit që tani përdoret VAR, pasi argjentinasve iu anulua një gol dhe iu hoq një penallti, kur ndeshje ishte 0-2.
Palmeiras nuk goditi asnjëherë portën dhe pati 2-3 momente të rrezikshme, kurse në krahun tjetër River Plate ishte flakë. Robert Rojas, me një goditje perfekte me kokë, e çoi topin në rrjetë pas gjysmë ore lojë.
Shpresat u rritën për argjentinasit, sidomos pasi realizuan edhe golin e dytë me Rafael Borre. Sërish me kokë dhe pjesa e parë u mbyll 0-2. Gjashtë minuta nga nisja e pjesës së dytë, Montiel realizoi një tjetër gol të bukur dhe festa u prish nga VAR.
https://youtu.be/OJF7DptqLR8
Një pozicion jashtë loje pak sekonda para se të shënohej ndaloi festën. Në minutën e 75-të arbitri akordoi një penallti dhe e ndryshoi më pas vendimin pasi e pa në VAR ndërhyrjen e lojtarit të Palmeiras.
Në minutën e 84-t shtylla u erdhi në ndihmë brazilianëve, që deri në fund nuk lejuan të pësonin edhe golin e tretë. Pas vërshëllimës së arbitrit të gjithë ishin në lot, disa prej gëzimit, disa prej dëshpërimit.
Një betejë e vërtetë, ku nuk munguan kartonët e verdhë dhe të kuq, ndërsa në fund finalen e mori Palmeiras, që pret të mësojë rivalin që do të përcaktohet nga dueli tjetër mes Santos e Boca Juniors. Takimi i parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar 0-0. /abcnews.al
La cabeza levantada, el escudo en el corazón.
Somos River. Siempre River.#JuntosSomosMásGrandes ⚪?⚪ pic.twitter.com/wl6CTl6BVT
— River Plate (@RiverPlate) January 13, 2021