Beppe Marotta në një intervistë të pak kohëve më parë u shpreh se Christian Eriksen është në listën e lojtarëve, që do largohen nga klubi, por duket se Antonio Conte, trajneri i ekipit zikaltër ka një tjetër plan për yllin danez.
Për mediet italiane Conte tregon se po punon me Eriksen për të krijuar një rol të ri për mesfushorin. Italiani shprehet se dëshiron që Eriksen të luajë si play-maker dhe pret gjëra të mëdha nga ai në atë pozicion.
“Në karrierën e një lojtari ka momente shumë të mira dhe më pak të mira, por duhet të kesh karakterin për të kaluar vështirësitë.
Ne kemi pasur kohë për të punuar me Eriksen në nivelin taktik në pozicionin e play-maker, pozicion që aktualisht mban Marcelo Brozovic. Pres gjëra të mëdha nga Eriksen në këtë pozicion të ri”, u shpreh Conte. /abcneës.al