Basha: Çdo ditë qeveria mbyll 45 biznese

schedule18:21 - 8 Gusht, 2018

schedule 18:21 - 8 Gusht, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bën fajtore qeverinë për mbylljen e bizneseve. Në një postim në Twitter, Basha thotë se në vitin 2018, çdo ditë mbyllen 45 biznese dhe për këtë, sipas tij, është përgjegjëse Rilindja .Ndaj ai shkruan se sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri aq më keq do jetë për vendin. “Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!