Situata në Torovicë vijon të jetë problematike për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Ndërkohë ka banesa të dëmtuara dhe e gjithë vëmendja është kthyer tek evakuimi i familjeve që ka rrëshqitje toke.
Ditën e sotme ka nisur evakuimi i disa familjeve.
Gazetari i ABC Gjergji Figuri raportoi nga afër situatën e një familje të prekur nga rrëshqitjet e dherave.
“Ka një javë që shirat janë pa ndërprerje dhe shqetësimin e kemi ngritur që nga dita e dytë. Por nga dita e djeshme problematika ka qenë më e madhe pasi ka pasur shumë rrëshqitje dherash. Kanë ardhur autoritetet për ta parë dhe na thanë vendime të ndryshme, por në fund na thanë të evakuohemi. Unë po përgatitem individualisht për çdo emergjencë”, tha ai.
/abcnews.al/


