Gresild Lika, pasi shkëlqeu te Luftëtari, iu bashkua në fillim të këtij sezoni Bylisit, por për sulmuesin anësor nuk pati shumë hapësira. Zgjidhja më e mirë për të ishte ndryshimi i skuadrës dhe ditën e sotme ai ka zbarkuar në Kosovë, së bashku me menaxherin e tij Andi Matraxhiu.
Lika do të jetë pjesë e skuadrës së Arbërisë, ekip që po paraqitet mirë në Ipko Superliga e Kosovës. “Mirë se vjen Gresild Lika. KF Arbëria ka arritur marrëveshje për transferimin e Gresild Lika në formë huazimi tek klubi ynë.
Me koordinim në mes të dy klubeve Gresild Lika është transferuar tek ne! Lika, luan në pozicionin e sulmuesit të krahut. 23-vjeçari nga Shqipëria së fundi ishte pjesë e ligës superiores shqiptare me ekipin ‘Bylis Ballsh’.
Ai bashkohet tek KF Arbëria për stinorin pranvere- verë 2020/21 në një periudhë 6 mujore. Kryesia e klubit i dëshiron mirë se ardhje, shëndet dhe shumë suksese”, njofton klubi dardan përmes rrjeteve sociale. /abcnews.al