Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“BE na braktisi, por ne s’jemi vetëm”: Pakënaqësia e Ramës ndaj perëndimit, në “Washington Post”

schedule20:19 - 11 Janar, 2021

schedule 20:19 - 11 Janar, 2021

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashkimit Europian në lidhje me lënien e vendeve të Ballkanit jashtë vëmendjes për furnizimin me vaksina anti-Covid.

Rama u shpreh më datë 1 janar, kur njoftoi sigurimin e vaksinave se BE-ja ishte treguar egoiste në raport me vendet e tjera, ndërsa gjatë ditës së sotme tha se këto shtete kishin operuar sipas parimit “secili për vete, Zoti për të gjithë”, raporton abcnews.al.

Kritikat e Ramës ndaj Bashkimit Europian nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së mediave perëndimore.

Ansa” i referohet Ramës duke thënë se ai nuk zbuloi shtetin që ishte treguar bujar me Shqipërinë në një kohë që vendet e BE u “sollën në mënyrë të pakuptueshme praktikisht si edhe logjikisht me shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Ramës i referohete dhe France24, e cila gjithashtu mban theksin tek qejfmbetja e kreut të qeverisë shqiptare me BE-në.

“Vendet e BE nisen shpërndarjen që më datë 27 dhjetor dhe mund t’i kishin dhënë disa doza shteteve të Ballkanit Perëndimor për të vaksinuar ata që përballen në vijën e parë të frontit me koronavirusin, por nuk e bënë”, i referohet France24 Ramës.

Ndërkohë, Washington Post thekson Ramën teksa shprehet se “nuk duhej menduar si vendet e BE, sepse Shqipëria nuk ishte vetëm”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!