Lushnje, gjendet një trup i pajetë

schedule14:49 - 29 Tetor, 2017

schedule 14:49 - 29 Tetor, 2017

Një trup i pajetë u gjet në Kolonjë të Lushnjes. Sipas policisë, trupi ishte i zhveshur dhe i hedhur në kanalin kullues pranë rrugës. Ai ka shumë shenja dhune, por plaga pas koke ka bërë të dyshohet për vrasje.

Me një plagë 3 cm të thellë në kokë dhe me trup të gjymtuar.
Viktima është Albert Bullgari 55 vjeç nga Fieri. Më pare ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij në Fier.
Ai u gjet i pajetë në kanalin buzë autostradës Lushnje-Fier, pranë rotondos së Kolonjës.
Njoftimi u bë nga kalimtarë të rastit në nr.129 të policisë rreth orës 11:00 këtë të dielë.
Sipas policisë, nga kqyrja e trupit të viktimës dyshohet se vdekja mund të ketë ndodhur jo më shumë se 24 orë më parë.
Janë konstatuar shenja të shumta, por më e dukshme është një prerje prapa kokës rreth 3 cm e thellë, por që nuk dihet nga se mund të jetë shkaktuar.
Gjithashtu viktima ka shenja të vrara në ballë, në dy gjunjët dhe bërrylat e krahëve.
Në trup kishte të veshur një bluzë me vija me krahë të shkurtra, por pa pantallona dhe ishte i zbathur.
Sipas policisë në venngjarje, trupi u gjet brenda kanalit kullues, dy metër larg asfaltit të autostradës, kurse atletet e tij ishin të hequra dhe të hedhura në rrugë.
Nuk dihet ende shkaku u vdekjes por hetueset thanë se po punojnë në disa pista; atë të vrasjes, aksident ose dhunë me pasojë vdekje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!