Historia e artit nga prehistoria deri në shekullin XIX në një vepër të studiuesit Ermir Hoxha

schedule15:52 - 11 Janar, 2021

schedule 15:52 - 11 Janar, 2021

Leontina Nika

Në historinë e njerëzimit, gjuhët, kulturat, traditat përzihen, mbivendosen. Studiuesi Ermir Hoxha është  përpjekur që  të mbledh në një vepër historinë e artit në Shqipëri. E ndarë në katër periudha Prehistoria, Antikiteti, Arti Mesjetar dhe Arti Pasbizantin.

“Ndarja në katër periudha ishte e domosdoshme. Por edhe doja të respektoja një lloj tradite që ka të bëjë me Historinë e Arit Shqiptar, Botimi më i mirë nga Instituti i Lartë i Arteve në 1990.”

Një ndër femomenet e veçanta  në këtë rrugëtim  të historisë së artit në Shqipëri, është pozicioni i artistit në shoqëri, e cila zë një vend  të veçantë në këtë studim, e ku thelbësore është kuptimi i  frymës së artistit nën ndikimin e kohë.

 “Nga prehistoria, në gjithë periudhën tjetër, artisti duhet të kuptohet si një individ që është marrës. Merr një porosi që, diktohet nga porositësi. Në periudhën Mesjetare dhe post Mesjetare ky ndikim është përcaktues.”

Kapërcyelli tranzitiv, nga një periudhë në tjetrën, është pika kyçe e këtij libri thekson Hoxha.

“Periudhat më të rëndësishme janë thyerjet e periudhave. Nuk është një periudhë në vetvete.”

Gjuha e përdorur është e thjeshtë e shpjeguese për lexuesin. /abcnews.al/