U largua një ditë më parë nga banesa, gjendet i mbytur në lumë një 47 vjeçar në Shkodër

schedule14:20 - 11 Janar, 2021

schedule 14:20 - 11 Janar, 2021

Një person është gjetur i pajetë këtë të hënë në Shkodër.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një 47 vjeçare është gjetur e mbytur në lumin Kir në zonën e Postribës në Shkodër.

Sipas burimeve mësohet se viktima është një burre, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndër të tjera bëhet me dije se viktima ishte larguar një ditë më parë nga banesa, pas denoncimit të familjarëve trupi i pajetë i 47 vjeçarit është gjetur në ujërat e lumit Kir.

Aktualisht trupi i pajetë i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Shkodrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!