“Anëtarët e rinj në PS”, Balla: Si partia më e madhe në vend, duam një bazë të mirë të kandidatëve

schedule10:11 - 11 Janar, 2021

schedule 10:11 - 11 Janar, 2021

Kreu i grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në mbledhjen online për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj tha se në përfundim të kësaj akademie një pjesë e personave të përfshirë do të bëhen pjesë e ekipit fitues.

“Sot realisht ndihem shumë krenar që e kemi çuar para këtë proces që ndodh për herë të parë në 30 vite. Zanafillën e ka tek Reforma Zgjedhore, që shënoi moment historik me hapjen e listave. Kjo ishte arsyeja pse u mor kjo iniciativë.

Lexo edhe: “Deputeti që Duam”/ Faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve, Rama: 58 emra të përfshirë

Si partia më e madhe në vend, ne duam një bazë të mirë të kandidatëve, përfaqësues të komuniteteve që përfaqësojnë zonat e tyre denjësisht. Jam i entuziazmuar për interesin e lartë, të shprehur në platformën ‘”Deputeti që duam’’. Komisioni duhet të zgjidhte më të mirët në qindra aplikime.

Shqipëria s’ka më asnjë lidhje tashmë me çfarë ishte 7 vite më parë. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë. Tani me bindjen për të zgjedhur njerëzit e duhur që do sjellin ndryshime të vërteta.

Me lista të hapura pushteti i kthehet sovranit. Për këtë qëllim ne si partia më e madhe duhet të jemi në lartësinë, dhe të përzgjedhim politikanët më të përkushtuar dhe kualifikuar. Kjo s’vjen vetëm prej listave të hapura, por edhe krizave të paprecedenta lokalisht e globalisht.

Të nderuar pjesëmarrës, shumë prej jush janë profesionistë në fushat tuaja dhe do jenë vlerë e shtuar. Vetëm me qytetarë të ndërgjegjshëm mund të kemi politika gjithëpërfshirëse.
Është një proces që do vijojë disa ditë, në një akademi të mirëfilltë politike. Lektorë do të jenë përfaqësues të parlamentit evropian, përfaqësues nga parlamentet e vendeve të BE, politikanë të rëndësishëm, trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike.

Në përfundim të kësaj akademie, disa do të kenë nderin të jenë në skuadër, kurse të tjerëve i ftojmë të bashkohen me PS,” tha Balla.

/abcnews.al/