Një gazetari grek i është vënë bombë në makinën e tij. Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës jashtë studiove televizive të stacionit E në studion e Melissia.
Ndër të tjera mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën e gazetarit dhe punonjësit të stacionit “E”, George Sfakianakis, i cili në momentin e shpërthimit po montonte shfaqjen e Menios Fourthiotis “Prova të Drejta”.
https://www.youtube.com/watch?v=UMRD2OepYtY
Zhurma nga shpërthimi ishte e fortë, megjithatë nuk u raportuan të lënduar. Giorgos Sfakianakis, duke folur për Protothema.gr, deklaroi se ndoshta nuk ka qenë ai shënjestra e sulmit, por prezantuesi i emisionit, Menios Fourthiotis.
Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /abcnews.al