Fitore e vështire por tre pikë tepër të rëndësishme për Juventusin. Bardhezinjtë ia dolën të fitonin 3-1 në shtëpi përballë Sassuolos, një prej ekipeve që luan futboll shumë të bukur në Serie A.
Pjesa e parë dhuroi vetëm dëmtime dhe një karton të kuq. Andrea Pirlo humbi dy lojtarë për shkaqe dëmtimesh: Weston McKennie dhe Paulo Dybala, të cilët rrezikojnë sfidën e ardhshme me Interin.
Serie A, java e 17-të
Juventus-Sassuolo 3-1
(Danilo 51′, Ramsey 82, Ronaldo 90+2′ / Defrel 58′)
Minuta e dytë shtesë solli edhe kartonin e kuq për Pedro Obiang. Mesfushori afrikan la Sassuolon me dhjetë lojtarë pas ndërhyrjes së ashpër, teksa arbitri e ndëshkoi pasi pa pamjet në VAR.
Pjesa e dytë ishte e mbushur me gola dhe emocione. Danilo zhbllokoi takimin falë një goditje të fortë (51′), por shtatë minuta më vonë erdhi barazimi. Aksion shumë i bukur i Sassuolos dhe finalizim i francezit Defrel.
Juventusi nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe u hodh në sulm në kërkim të golit të fitores. Ai erdhi në minutën e 82-të. Asist i Frabbota nga krahu i majtë, gafë e mbrojtjes mike dhe gol i Aaron Ramsey.
Në minutat shtesë pati festë edhe për Cristiano Ronaldon. Kundërsulm i kampionëve në fuqi dhe gol i yllit portugez, i cili është ngjitur në kuotën e 15 realizimeve në kampionat.
LO LOGRÓ: Cristiano Ronaldo igualó a Josef Bican como máximo goleador de la historia del fútbol. Impresionantes cifras para el portugués. pic.twitter.com/z6rfh1pZxl
— ESPN Uruguay (@ESPNUruguay) January 10, 2021
Ky ishte goli i 759 zyrtar në karrierë për 35-vjeçarin luzitan, i cili barazon rekordin e Josep Bican, legjendës së futbollit çek. /abcnews.al