Mauricio Pochettino shijoi fitoren e parë në pankinën e PSG-së mbrëmjen e kaluar. Nënkampionët e Evropës mposhtën në shtëpi 3-0 Brest dhe renditen në vend të dytë me 39 pikë (bashkë me Lyon),, një më pak se kryesuesit e Lille.
48-vjeçari u shpreh i kënaqur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, duke vlerësuar lojën e djemve të tij. “Fitorja e parë si trajner i PSG-së më ka krijuar një ndjesi shumë të bukur. E kemi të qartë që duhet të përmirësohemi në shumë aspekte, por unë sapo kam ardhur këtu dhe kjo ishte ndeshja e dytë.
Jam i kënaqur me futbollin që zhvilluam dhe jam optimist për të ardhmen. Gjëja më e rëndësishme është të rikuperojmë të dëmtuarit, jam i sigurt që në të ardhmen do të jemi më solidë dhe të rregullt në fushë“, deklaron trajneri i kampionëve të Francës. /abcnews.al