“Qenka bërë qamet, qamet!” Kryemadhi me banorët e zonave të përmbytura në Laç

schedule12:47 - 10 Janar, 2021

schedule 12:47 - 10 Janar, 2021

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka vizituar Laçin duke ndjekur nga afër situatën në këtë qytet për shkak të përmbytjeve.

Kryemadhi theksoi se situate është emergjente dhe autoritetet duhet të ndërhyjnë menjëherë, sipas saj keqmenaxhimi i krizave nga emergjencat ka sjellë edhe problematikat e sotme.

“Nuk është se vjen apo nuk vjen kush, por duhet bërë një studim për të ndryshuar situatën”, u shpreh një nga banorët.

Pjesë nga biseda:

Kryemadhi: E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin.

Fermeri: Këtu s’është puna vjen apo s’vjen kush. Duhet një studim.

Kryemadhi: 30 vjet s’po bëhet studim, faj kemi dhe ne që për stabilizimin mbyllim sytë. Duhet të ndryshojmë mënyrën e të bërit politikë, por edhe përuljes ndaj njerëzve.

Fermeri: S’mund të vazhdohet kështu.

Kryemadhi: Jo, kështu rrënohet. Qenka bërë qamet, qamet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!