Eduart Rroca është shndërruar në një “bishë” në Stamboll dhe po e ndihmon shumë Istanbulspor për të arritur ngjitjen në Superligë sezonin e ardhshëm.
Ditën e djeshme Istanbulspor arriti një fitore të thellë me “manita” (5-0) ndaj Balikersirspor dhe Rroca ishte autor i dy asisteve, duke e çuar numrin e tyre në 10 në këtë sezon, teksa ka shënuar edhe 5 gola në 14 ndeshje në kampionat.
Me paraqitjen e dhuruar dje, Rroca mundi të fitojë sërish vend në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Dytë turke.
Kjo është e disata herë për të dhe me paraqitjet e dhuruara deri më tani nuk është çudi ta shohim mesfushorin në një ekip të madh turk dhe në kombëtaren kuqezi në mars. /abcnews.al