Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave për ndalimin e prodhimit, tregtimit dhe importimit të qeseve plastike, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka nisur inspektimet në të gjithë vendin.
Në kompanitë e prodhimit në Tirane ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Mjedisit Ornela Çuci. Nga gjashtë subjekte të kontrolluara vetëm një nuk respektonte kriteret dhe u gjobit me 1 milion lekë të reja. Zëvendësminstrja e Mjedisit i bëri thirrje bizneseve të mos prodhojnë qese plastike nën 35 mikronë pasi do të ndëshkohen./abcnews.al