Barazimi me Osasunan, Zidane: Na urdhëruan të luanim, nuk ishte ndeshje futbolli

schedule08:36 - 10 Janar, 2021

schedule 08:36 - 10 Janar, 2021

Një ditë para ndeshjes së djeshme ndaj Osasuna avioni i Real Madrid fluturoi 3 orë mbi Pamplonën për shkak se ishte e pamundur të ulej prej motit të keq.

Më pas mbrëmjen e djeshme kur gjatë gjithë ndeshjes ra borë, ishte e pamundur që “Los Blancos” të fitonin dhe nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola.

Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Real Madrid, Zinedin Zidane. Francezi u shpreh se kjo ndeshje duhej me patjetër të anulohej sepse në ato kushte ishte anormale të luhej.

“Gabim i madh që me udhëtimin, duke pritur pafund në avion. Gabim, gabim, gabim! Bëmë atë që mundëm në fushë, por ajo nuk ishte një ndeshje futbolli. Ishin kushte shumë të vështira.

Tani nuk e dimë as kur do kthehemi në Madrid (aeroporti i Madridit është i mbyllur). Në fund të fundit të tilla ishin kushtet, ky është futbolli, në fakt jo sepse kjo nuk ishte ndeshje futbolli (qesh).

Tani të rezistojmë dhe të harrojmë këtë që ndodhi, duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës (të mërkurën ndaj Athletic Bilbao). E luajtëm këtë ndeshje sepse ishim të urdhëruar ta bënim dhe në fund të gjithë e pamë se në çfarë kushtesh u zhvillua gjithçka.

Ju mund të mendoni se këto janë justifikimet tona, por nuk janë. Njerëzit duan të shohin një ndeshje futbolli, por sot nuk ishin kushtet për të parë një të tillë. Ky është qëndrimi i gjithë skuadrës. Kaq kam për të thënë”, u shpreh Zidanë pas ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!