Ulja e temperaturave bëri që të ngrinte lumi në një fshat të Erzurumit në Turqi, ndërsa pamjet e banorëve të zonës duke zënë peshk kanë bërë xhiron e rrjetit.
Mediat turke raportojnë se me të parë që lumi kishte ngrirë, banorët shkuan aty duke kapur peshqit që kishin ngecur poshtë akullit.
?Görüntü Erzurum’dan…
Donan derede elleriyle balık avladılar ?— Takvim (@takvim) January 6, 2021
Duke thyer akullin me mjete të forta ata nxorrën në sipërfaqe një numër të madh peshqish që në kushte të tjera as që do t’i kishin kapur dot. /abcnews.al